Brukseli ndryshon oraret, publikohet agjenda e re e takimeve

Brukseli ndryshon oraret, publikohet agjenda e re e takimeve

13:20, 26/06/2024

Bashkimi Evropian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimet, që fillimisht ishin planifikuar për orën 15:00, do të nisin nga ora 16:30.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takojë fillimisht kryeministrin Albin Kurti nga ora 16:30, ndërsa gjysmë ore më pas do të zhvillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media.

Kryeministri Kurti tashmë ka udhëtuar për në Bruksel.

“Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e BE-së për takimin e sotëm.

BE tha se do të ketë deklarata për mediat nga kryediplomati Borrell përpara dhe në fund të takimeve.

Kryeministri Kurti dje tha se beson që takimi me presidentin serb në Bruksel do të jetë “në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar” të dialogut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco