Kujdes! Mos kliko! - Posta e Kosovës njofton që të ruheni nga këta mashtrues

Kujdes! Mos kliko! - Posta e Kosovës njofton që të ruheni nga këta mashtrues

14:54, 25/06/2024

Posta e Kosovës ka publikuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët që mos bien viktima të një mashtrimi në internet. Në njoftimin e saj jepen detajet:

**Kujdes! - thuhet në të. - Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës.

Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare:

Web-faqe: www.postakosoves.com,

Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/

Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s

Numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.

Të nderuar qytetarë ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t'ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.

Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet përkatëse," thuhet në përfundim.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco