Një trup i pajetë gjendet brenda një mjeti në një fshat të Fushë Kosovës, dyshohet se është nga Shqipëria

Një trup i pajetë gjendet brenda një mjeti në një fshat të Fushë Kosovës, dyshohet se është nga Shqipëria

11:18, 25/06/2024

Policia e Kosovës të hënën njoftoi se një person është gjetur pa shenja jete brenda një mjeti në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Teksa hetimet janë në vijim, Policia e Kosovës ka dalë me një tjetër njoftim ku thotë se dyshohet se shtetasi i pajetë, është shqiptar.

Ndonëse ende nuk ka detaje as në lidhje me identitetin e tij është ngritur një grup hetimor i cili po heton për të zbardhur detajet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

“Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22.  Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Teksa rasti është ende në hetim nga blutë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco