Aksidenti i pesëfishtë në Prishtinë, ndërron jetë një nga të plagosurit

Aksidenti i pesëfishtë në Prishtinë, ndërron jetë një nga të plagosurit

18:41, 23/06/2024

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, një nga të plagosurit në aksidentin e mbrëmjes së djeshme, që ndodhi në Zonën Industriale në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua nga mjeku Ejup Govori ku tha se pacienti ishte sjellë në spital pa shenja jete.

“Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellur pa shenja jete”, deklaroi Govori.

Në aksidentin e rëndë mbrëmë ishin të përfshira pesë vetura. Derisa si pasojë e këtij aksidenti katër mbetën të lënduar, njëri prej tyre rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco