Politikani serb: Vuçiç,  njësoj si Millosheviçi mban afër Radoiçiçin

Politikani serb: Vuçiç, njësoj si Millosheviçi mban afër Radoiçiçin

09:12, 22/06/2024

Beograd - Nikolla Sandulloviç, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, e konsideron presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, njësoj me ish-presidentin Sllobodan Millosheviç pasi ky i fundit e kishte pasur afër vetës një figurë tjetër kriminale, Zhelko Razhnjatoviç Arkanin, kurse Vuçiçi  mban afër vetes Milan Radoiçiçin, udhëheqësin dhe financuesin e sulmit kriminel në Basnjskë.

Ai në një foto në X, shkruan se “ ku qëndron dallimi”.

“Ku është dallimi? Nuk ekziston! Gjithçka është njësoj si më parë. Pyetja e vetme është nëse gjithçka do të përfundojë njësoj si më parë”, shkruan Sanduloviç. Ai në X kishte përmendur edhe institucionet ndërkombëtare e amerikane të sigurisë, përfshirë edhe NATO-n e KFOR-in, njofton RTK.

Kujtojmë se Sandulloviç, është politikani i vetëm ose nder të rrallët serbë, që ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës së mitur e cila humbi jetën në sulmin ndaj familjes Jashari në mars 1998.

Pas kësaj ngjarje, atë në Serbi, siç ka deklaruar vetë politikani opozitar, e kanë sulmuar pjesëtarë të sigurimit shtetëror serb- BIA. Në mesin e sulmuesve ai thotë se e ka njohur edhe Milan Radoiçiqin. Ky i fundit kërkohet nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë për sulmin në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco