Këshilli i Prindërve kërkon mbylljen e procesit mësimor, shkak temperaturat e larta

Këshilli i Prindërve kërkon mbylljen e procesit mësimor, shkak temperaturat e larta

20:25, 20/06/2024

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte.

Kjo pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me kondicionerë dhe se procesi i vlerësimit te nxënësit thuajse ka përfunduar, prandaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po shënohen këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani në 30 minuta.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve, përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, ka thënë se Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte, pasi, sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me kondicionerë dhe se procesi i vlerësimit te nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do të shkurtohen orët, pasi është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami në Dukagjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco