Kurti/  Partitë opozitare nuk mund t’i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht, ja reagimet

Kurti/ Partitë opozitare nuk mund t’i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht, ja reagimet

16:47, 18/06/2024
Opozita ka dështuar të koordinohet sa i përket rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, të hënën në një tubim të partisë së tij deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2025 dhe se partitë opozitare nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht. Deklarata e kreut të Qeverisë nxiti disa reagime, ndërsa nga subjektet opozitare pohojnë se nuk kanë frikë për të shkuar në zgjedhje.

Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e LDK-së, ka thënë se partia e saj nuk ka pasur frikë për zgjedhje as në kohët më të vështira.

“Frikë nga zgjedhjet? Tashmë po dihet kush ka frikë nga zgjedhjet, ata që po bëjnë darka dhe marrëveshje të fshehta. LDK-ja nuk ka frikë sepse nuk ka pasur frikë as në kohët më të vështira. Do të dalim partia e parë sepse jemi çdo ditë në takime me qytetarët dhe për ta siguri dhe të ardhme evropiane ka vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, theksoi ajo.

Më tej, Krasniqi i ka quajtur qesharake deklaratat e kryeministrit.“Deklaratat e Kurtit janë qesharake sepse nga frika është dorëzuar dhe pas dorëzimit është nënshtruar tek ata që me vite i ka quajtur hajdutë dhe tradhtarë”, pohoi deputetja.

Që koordinimi mes partive opozitare nuk ka qenë në nivelin më të mirë të mundur, e thotë edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco