Alarmi për kërcënim të rajonit, Gashi: Serbia e pafuqishme të përballet me NATO

Alarmi për kërcënim të rajonit, Gashi: Serbia e pafuqishme të përballet me NATO

12:24, 18/06/2024

Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, nuk e përjashtoi mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, kur solli në vëmendje se në skenarët e Rusisë qëndrojnë planet për destabilizimin e disa shteteve të rajonit.

I ashtuquajturi “Kuvend panserb” dhe deklaratat kërcënuese që ai prodhoi, sipas ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bejtush Gashi, legjitimuan paralajmërimet ish-shefit të Aleancës Veriatlantike. 

Realiteti i sotëm dikton dhe një përgjigje ndaj rrezikut për një ballafaqim ushtarak mes ushtrisë së Serbisë dhe misioneve të NATO-s, në Kosovë dhe Bosnjë. Gashi e konsideron të nevojshëm një përgatitje treplanëshe për reagim.

Një krizë në Ballkanin Perëndimor për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina. Ky skenar i mundshëm rus duhet parandaluar në kohë nga NATO, theksojnë njohësit e çështjeve të sigurisë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco