Shtuni për 'Kuvendin gjithëserb': Teatër politik

Shtuni për 'Kuvendin gjithëserb': Teatër politik

18:39, 14/06/2024

Deklaratën që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, e cila doli nga një tubim që mblodhi serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit në Beograd, eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni e konsideron si “teatër politik”.

Shtuni ka thënë se ky është një reagim emocional e teatral nga ana e Serbisë për konsum të brendshëm.“Teatër politik, një reagim emocional patetik, reagim teatral e kishin menduar të përshtatshëm për të bërë këtë lloj show-i.  Ata mund të destabilizojnë dhe të kenë të tilla synime, por kostoja do jetë e madhe”, ka deklaruar Shtuni në emisionin “FIVE”, SAi thotë se ky lloj insistimi do t’i kushtojë Serbisë, pasi sipas tij është insistim i shkëputur nga realiteti në terren pasi “edhe ata e dijnë se Kosovën e kanë humbur tashmë”.Ndryshe, kjo deklaratë u miratua nga Serbia dhe nga entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, më 8 qershor, në Beograd.Në të ashtuquajturin “Kuvend gjithëserb” morën pjesë edhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe dhe të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe serbë të tjerë të rajonit.Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shqetësoi ky organizim, i cili nga Rusia u përshëndet.Pikat 11-14 i dedikohen Kosovës, e cila në Deklaratë konsiderohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”. Aty përmendet që serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë që janë besnikë ndaj Serbisë, “duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara”. Flitet edhe për “kushtet e patolerueshme të jetesës së serbëve” në Kosovë – pa përmendur ndonjë fakt konkret – dhe për nevojën për krijim të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. /GazetaSinjali-Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco