Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

07:00, 13/06/2024

Për pjesëmarrjen e tij në parakalimit të ushtarëve dhe policëve kosovarë në kryeqytet, ka shkruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili thotë se SHBA është krenare për rolin e saj në ndaljen e spastrimit etnik 15 vjet më parë.

“Sot, iu bashkuam zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të shquar për të shënuar 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s. Forcat hynë në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit”, shkruan ai në platformën X.

Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të “realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco