Kosova sot në 25-Vjetorin e Çlirimit, parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë

Kosova sot në 25-Vjetorin e Çlirimit, parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë

07:48, 12/06/2024

Prishtinë - Sot shënohet 25-vjetori, Dita e çlirimit të Kosovës. Ky përvjetor po shënohet me aktivitetet e shumta.

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.

Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it vizitojnë Kosovën

Një grup ushtarësh të dikurshëm britanikë, të cilët shërbyen në Kosovë si pjesë e kontingjentit të KFOR-it, janë kthyer në Kosovë pas një çerek shekulli, në vendin që kishin ndihmuar të çlirohet.

Vizita e tyre, e cila u mundësua me ndihmën dhe koordinimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka shërbyer si një udhëtim emocional përgjatë vendndodhjeve ku ata qëndruan në atë kohë pas përfundimit të konfliktit.

 “Faleminderit shumë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për pritjen tonë të ushtrisë britanike dhe veteranëve britanikë. Ne ndoqëm rrugën e marrë nga NATO, 25 vjet më parë nëpër ura dhe tunele dhe drejt Prishtinës, duke takuar miq të vjetër (dhe të rinj) gjatë rrugës”, thuhet në njoftimin e Mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Kthimi i këtyre ushtarëve të dikurshëm nëpër vendet ku kanë shërbyer ka qenë një kujtesë e gjallë e ndikimit dhe kontributit të tyre në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ky rikthim ka simbolizuar lidhjet e forta dhe partneritetin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco