Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

08:06, 03/05/2024

Prishtinë - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot më 3 Maj 2024 do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Me fillim nga ora 11:00, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, do të mbajë një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit.  Diskutimi do të mbahet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar, ku aktualisht është edhe e hapur ekspozita e karikaturave për Lirinë e Medias – të Ambasadës Holandeze në Kosovë, njofton RTK.

Ndryshe në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco