Të hënën serbët protestojnë në veri të Kosovës kundër ndalimit të dinarit

Të hënën serbët protestojnë në veri të Kosovës kundër ndalimit të dinarit

13:35, 11/02/2024

Shoqata e pensionistëve serbë në veri të vendit ka ftuar qytetarët që të hënën nga ora 12:00 të marrin pjesë në protestën demokratike kundër vendimit për të ndaluar dinarin. Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë Lista Serbe, e cila ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Edhe një ‘Demokracia serbe’ serbe ka ftuar qytetarët që t'i bashkohen protestës të hënën të thirrur nga Shoqata e Pensionistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco