Kosovë - Nē veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë... Brigada e Veriut jeton”.
Një ditë para protestës të paralajmëruar nga pensionistët dhe e mbështetur nga Lista Serbe dhe partitë tjera serbe në veri të Mitrovicës u shfaqën grafite të reja. Grafitet janë të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe blu.
Grafitet janë vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit.
Grafite të tilla raportohet se janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
© SYRI.net