Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk është ndaluar Dinari, por Euro bëhet valutë e vetme në Kosovë

Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk është ndaluar Dinari, por Euro bëhet valutë e vetme në Kosovë

07:50, 09/02/2024

Ora 23:27 -  Pas më shumë se dy orë ka përfunduar debati në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se nuk është ndaluar dinari në Kosovë, por euroja është e vetmja valutë pagese në Kosovë. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët e Kosovës dhe nuk ka asnjë problem me ta. Kurti tha se BQK-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me Bankën Qëndrore të Serbisë. Sipas tij, ka qenë më e vështirë konvertimi i tabelave, se sa i valutës.

“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund ta mbajnë dinarin, por që euroja është valuta e vetme si mjet pagese. Vetëm euroja është mjet pagese. Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojmë dhe pa kurrfarë problemi”, theksoi ai .

Kurti bëri me dije se nuk është asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i pranojmë këto sepse janë në euro.

“Në vendin fqinj, në Mal të Zi, diku një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por që e kanë euron si valutë, serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron, është valutë pagese, mund të mbash para në çfarëdo lloj valute që dëshiron”, theksoi ai.

Kurti paralajmëroi se do të ketë fushata informimi. “Do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese përgjatë gjithë muajit. Do të flas në serbisht ashtu që të më kuptojnë ndoshta më mirë e më qartë. Sepse ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Do të flas në serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serbë, kam ministër në Qeveri, partia ime me votë të fshehtë e ka votuar zëvendës avokatin e popullit serb. Një prej katër anëtarëve të bordit në Trepçë që është ndërmarrja më e madhe minerale, Dragisha Kërstoviq nga Leposaviqi, është serbe”, th Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se është socialdemokrat që beson te njerëzit, që besojnë se njerëzit janë të mirë, kriminelët janë individë. “Nuk ka komunitet që është kriminel, apo popull – asnjëherë. Jam kritikuar për veprime të njëanshme, por unë jam kryeministër për shkak se Kosova është Republikë, po të mos ishte vendi im Republikë, unë nuk mund të bëhesha kryeministër, pra i mbroj interesat e një republike demokratike. Për veprime të dyanshme, në të kundërtën e njëanshme, të nënshkruajmë marrëveshjen, të cilën e kemi dakorduar si tekst”, tha ai,

Teksa tha se ka marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të marrëveshjes. “Unë po them që të marrim një veprim bilateral që do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ashtu që të përmbahemi dhe t’i përkushtohemi me nënshkrime tekstit dhe frymës së marrëveshjes”, tha kyeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Franca i dënon sulmet në Banjskë, Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë

Përfaqësuesi i Francës në OKB, Nicolas de Riviere ka thënë se e dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke i kërkuar Serbisë që t’i vë fajtorët para drejtësisë.

“Ky do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve. Franca rithekson thirrjen për pezullimin e vendimit menjëherë që të mundësohet një periudhë e tranzicionit. I dënojmë sulmet në Banjskë, kërkojmë që Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë”, ka thënë përfaqësuesi francez.

Ai ka vlerësuar pozitive deklaratën e Kurtit për periudhën transitore rreth valutës dhe rregullores së re. Ai për tha se duhet të punohet bashkë për implementim të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Mbretëria Bashkuar: BQK ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS në OKB, James Kariuki, tha se shteti i tij vlerëson të arriturat e Kosovës për këtë vite. Ai kërkuar që të ketë dialog deri në normalizim mes dy vendeve.

“Java e ardhshme është përvjetori i pavarësisë së Kosovës. Mbretëria e Bashkuar i mirëpret të arritura që i ka bërë Kosova si shtet i pavarur dhe sovran”, ”, tha ai.

Sipas tij, së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumë etnike që është ngulitur mu në zemër të Kushtetutës së Kosovës. Sa i përket veprimet e fundit. BQK-ja ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta për rregullimin e valutave të huaja, por që implementimi i këtyre masave nga Qeveria e Kosovës ka treguar vëmendje të paktë për sa i përket ndikimit në komunitetit serb. Autoritetet e Kosovës duhet të ndërtojnë një plan të qartë për të siguruar  që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme”, tha ai.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS në OKB, James Kariuki, i ka nbërë thirrj që Serbia t’i vë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë.

Përfaqësuesja e Sllovenisë ka shprehur shqetësimin për sulmin ndaj trupave të KFOR-it nga protestuesit serbë në veri, duke thënë se Kosova e Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që nxisin dhunë.

“Ftoj palët të mos ndërmarrin veprime që do të ndikojnë në rrezikimin e raporteve. Disa brenga të avancimit të ngadaltë me raportin e sulmit në Banjskë dhe dhuna ndaj stafit të KFOR-it është e papranueshme", tha ajo.

Ky shtet e ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e targave.

Greenfield: ShBA dënon sulmet paramilitare ndaj Kosovës

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka kërkuar se nga Serbia që sulmi si ai i 24 shtatorit të mos ndodh më. Ajo tha se SHBA janë të përkushtuar për paqen në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj dialogu është i mbështetur nga BE-ja dhe jo nga Këshilli i Sigurimit. Greenfield, në këtë mbledhje ka kërkuar edhe njëherë që të ketë koordinim të institucioneve të Kosovës dhe të ketë shtyrje të implementimit të rregullores së BQK-së dhe tranzicioni të bëhet.

“Shtete e Bashkuara mbesin të përshkuara për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për Forcën e Kosovës nga NATO-ja në përputhje me mandatin e OKB-së. Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kështu SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të BQK-së për sa i përket transaksioneve në para të gatshme. Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë ajo.

Zvicra: Të marrin përgjegjësi sulmuesit në Banjskë

Përfaqësuesi i Zvicrës në OKB ka ftuar Serbinë t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, e Kosovës i ka kërkuar që t’i shmangë veprimet e njëanshme. “Ftojmë që Serbia t’i ftojë në përgjegjësi ata që kryen sulm në Banjskë...Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë situatën”, ka thënë ai.

Fjalimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së -VIDEO

Kryeministri Kurti, gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së është ndalur edhe tek shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, duke ia përmendur Vuçiqit fshirjen nga regjistri civil të shqiptarëve në Luginë.

Madje sipas tij, regjimi autokratik serb i ka hequr nga regjistri civil mbi 4 mijë e 200 shqiptarë. “Qeveria e Serbisë sistematikisht i ka hequr mbi 4 mijë e 200 civil shqiptarë nga regjistri civil në Medvegjë dhe 2 mijë në Bujanoc. Kjo shlyerje e njerëzve, ka pasoja të prekshme, viktimat nuk kanë qasje në ID pasaporta, regjistrim të veturave, pensione dhe të drejta votimi. I bën ata të jenë pa shtet”, tha Kurti duke shtuar se kjo lloj fushate është metodë e depopullimit të shqiptarëve në Luginë.

Ai tha se shqiptarët atje nuk janë shënjestra e vetme e regjimit serb.

Kurti u ka kujtuar anëtarëve të KS të OKB-së se Serbia është e përafruar me Rusinë dhe se është nga shtetet e pakta që s’i ka vënë sanksione.

“Më 2 janar të këtij viti, redaksia e (gazetës angleze )Guardianit e ka përshkruar këtë si kapje të shtetit. Para pak orësh PE miratoi me shumicë votash që bën thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullsi të zgjedhjeve… Serbia është përafruar me Rusinë, është i vetmi evropian përveç Bjellorusisë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë. Vepron si kalë troje i Putinit në Ballkan në një luftë gjeopolitike ndaj botës demokratike”, tha Kurti.

Kurti: Terroristët serbë donin që pelegrinët t'i përdornin si mburoja të gjalla

Kryeministri i Kosovës Albin Kurt në Këshillin e Sigurimit në OKB ka folur edhe për rastin Banjskës, duke thënë se grupi terrorist i Radojqiçit donte që pelegrinët e pafajshëm t’i përdorte si mburoja njerëzore në Banjskë.

Po ashtu Kurti ia ka kujtuar presidentit serb se Serbia kishte shpallë 3 ditë zie për terroristet e vrarë në Banjskë.

“Edhe 25 vite pas luftës,  Serbia vazhdon me përpjekje për ta rikthyer Kosovën, një rast i qartë i kësaj ka ndodhur më 24 shator të vitit të kaluar në Banjskë, rreth 80 trupa paramilitar të organizuar edhe të mbështetur nga Serbia filluan një sulm të paprovokuar ndaj patrullës Policisë së Kosovës duke rezultuar me vdekjen e një Polici rreshterit Afrimi Bunjaku dhe lëndimin e dy të tjerëve ”, tha Kurti, duke shtuar se grupi i Millan Radojçiqit kishte për qëllim që pelegrinët e manastirit në Banjskë t’i përdorte si mburoja njerëzore.

“Përkundër përpjekjes terroriste për të përdorur edhe pelegrinët e pafajshme si mburojë njerëzore duke u përpjekur për t’i gjetur ato viktima, Policia e Kosovës i ka shmangur këto viktima”, ka thënë Kurti.

Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes garanci për paqen në Ballkan

(E plotësuar, ora 22:05) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur edhe për marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ai në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, tha që është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshjen në OKB. "Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen, duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, është një tregues i synimit të Serbisë për të pushtuar Kosovën", tha Kurti.

Kurti: Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën

Kryeministri Kurti duke i komentuar deklaratat e presidentit serb, Vuçiq për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, tha se nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij,  Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën.

Ai tha se ideja që Kosova po kryen persekutim ndaj komunitetit serbë është gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare. Madje, Kurti tha se PE ka miratuar një rezolutë duke i kërkuar autoriteteve serbe dhe mediave që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës për spastrim etnik etj.

“Vitin e kaluar Komiteti i Helsniknit, është shprehur në detaje se si Serbia përhap frikë me rrezikim e rrejshëm të serbëve në Kosovë  për ta radikalizuar shoqërinë dhe për të krijuar atmosferë toksike ku marrëveshja me Kosovën do të refuzohej”, tha Kurti, duke shtuar se pretendimet që serbët po ikin nga Kosova për shkak të persekutimit nuk janë të vërteta.

“Pretendimet e rrejshme janë demantuar edhe nga iniciativa evropiane e stabilitetit nga një institut në Vjenë dhe Berlin që ka siguruar dokumente nga institucionet e Serbisë. Statistika për sigurime shëndetësore, regjistrimit në shkolla, pranuesit e pensioneve, tregon që përqindja e serbëve që jetojnë në Kosovë i përgjigjet atyre që jetojnë në serbi”, tha i pari i qeverisë së Kosovë.  Tutje sipas tij, serbët që largohen nga Kosova dhe Serbia e bëjnë për të kërkuar mundësi në Evropë jo për t’i ikur ndonjë spastrimi fiktiv etnik.

Kurti: Gënjeshtër e kulluar se Kosova po kryen spastrim etnik

(E plotësuar, ora  21:52) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se është gënjeshtër e kulluar se Kosova po kryen spastrim etnik ndaj serbëve të Kosovës.

Kurti: Serbia ka kryer gjenocid në fund të shekullit 20

(E plotësuar, ora  21:45) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20. Kurti, pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se serbët e Kosovës po persekutohen i ka quajtur ‘ironi të thellë dhe ndjenjë distopiane’.

Duke folur në Këshill të Sigurimit të OKB-së, kreu i Qeverisë së Kosovës tha e Serbia e ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20, madje sipas tij, ajo ende mbetet i njëjti shtet dhe kërcënuesi më i madh i paqes dhe i sigurisë. “Është një ironi shumë e thellë dhe një ndjenjë distopiane për pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që është njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shek 20 dhe kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë.  Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë,Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e ka formuar Tribunalin e Hagës, për shkak të krimeve çnjerëzore të Serbisë te popullata civile”, tha Kurti.

Ai tha se ky Këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës në 1993 për shkak të krimeve sipas Konventës së Gjenevës.

“Serbia ka kryer vrasje, tortura, gjymtime, gjenocid në Serbrenicë dhe Kosovë. Studiuesit kanë treguar se si përdhunimet janë përdorur si mjet lufte, madje nga kjo vuajtje Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar veten në një shoqëri multietnike, që sheh përpara me një shtet solid demokratik”, tha Kurti. Ai tha se një çerek shekulli paslufte Kosova qëndron krenare me një shoqëri për të gjithë. “Qëndrimi i Qeverisë sonë për dinjitetin sundimin e së drejtës ka shtrënguar edhe ekonominë, që nga intervenimi i NATO-së jemi angazhuar në mënyrë aktive nga shumë aleatë për të krijuar institucione efikase”, tha kryeministri Kurti.

 Seanca e Këshillit të Sigurimit, merr pjesë kryeministri Kurti

(E plotësuar, ora 21:40) Po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Blerim Reka, ambasador, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Vuçiç vazhdon me propagandë ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si çdo herë edhe në këtë seancë ka vazhduar me propagandën që e bën Serbia ndaj Republikës së Kosovës. Ai ka përmendi se Serbia vazhdon mbështetjen ndaj popullsisë serbe që jeton në Kosovë, duke përmendur se paguan mijëra rroga për serbët lokal. Vuçiqi kërkoi që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që sipas tij është nënshkruar në vitin 2015.

Vuçiq, i cili tha se ndodhitë në Kosovë janë në kundërshtim me kartën e OKB-së. Madje sipas tij, kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe se një situatë e tillë mund të krijoj dëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë..

“E nderuara presidente, ju falënderoj për organizimin e këtij takimi, është i rëndësishëm sepse ndodhitë janë në kundërshtim me kartën e OKB-së. Kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët, situata e tillë mund të krijoj dëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Serbia ka njoftuar për situatën e vështirë që ndodhën serbët atje. Kemi kërkuar këtë takim për shkak të rregullores së BQK-së, ku u ndalua dinari serb”, tha ai./Marrë nga RTK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco