Seanca e Këshillit të Sigurimit/ SHBA kërkon që palët të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese

Seanca e Këshillit të Sigurimit/ SHBA kërkon që palët të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese

22:52, 08/02/2024

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe u bëjmë thirrje të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që SHBA-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm”.

Ajo tha se Uashingtoni është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Është qëllimi që ne dhe partnerët tanë kemi vendosur për të nxitur demokracinë, integrimin ekonomik rajonal, shoqërinë multientike dhe sundimin e ligjit”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield./ REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco