Robelli: Heshtja e Sarajevës ndaj pavarësisë së Kosovës, se zemërohen disa çetnikë, e pakuptueshme

Robelli: Heshtja e Sarajevës ndaj pavarësisë së Kosovës, se zemërohen disa çetnikë, e pakuptueshme

22:07, 01/03/2023

Gazetari Enver Robelli e ka komentuar urimin e kryeministrit Albin Kurti për ditën e pavarësisë së Bosnje Hercegovinës, shkruan Syri.net Kosova.

"Për shkak të bllokadës nga ana e politikanëve serbë, Bosnja nuk mund ta pranojë Kosovën, por kush i pengon liderët e partive boshnjake të urojnë pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt? Askush", ka shkruar ai. 

"Ngurrimi i tyre është i pakuptimtë. Qyteti i Sarajevës do të mund të krijonte partneritet me Prishtinën apo Prizrenin. Kryetarja e qytetit të Sarajevës është socialdemokrate. Por edhe ajo preferon të heshtë. Dhe heshtja flet shumë. Gati 200 shqiptarë janë vrarë në mbrojtje të Bosnjës. Mes tyre edhe oficerë në pozita të rëndësishme komanduese", ka shtuar më tej ai.

Sipas tij, ndër civilët e parë që janë vrarë në luftën e Bosnjës kanë qenë shqiptarët. 

"Heshtja e Sarajevës ndaj pavarësisë së Kosovës nga frika se do zemërohen disa çetnikë në Banjallukë është pafundësisht e pakuptueshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco