Aksidenti tragjik i trenit në Greqi, liderët e Kosovës shprehin ngushëllime

Aksidenti tragjik i trenit në Greqi, liderët e Kosovës shprehin ngushëllime

10:55, 01/03/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik hekurudhor që ka ndodhur në Greqi.

E para e vendit duke shprehur ngushëllime, shkruan se “zemrat tona janë me popullin grek”.  “Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”, shkruan ajo. 

 “Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar  presidentja Osmani.

Një tren me pasagjerë është përplasur mbrëmë me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur  të paktën 38 persona, ndërsa të plagusur 85 persona.

Kurti reagon pas tragjedisë në Greqi: Kosova qëndron me popullin grek

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona.

Kreu i ekzekutivit në një postim në “Twitter” u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

Ai ka thënë se të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit është një gjë që ta thyen zemrën. “...Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco