Kosovë/ Rreth 50 forca të rendit nisin patrullimet në 'Lagjen e Boshnjakëve' në veri

Kosovë/ Rreth 50 forca të rendit nisin patrullimet në 'Lagjen e Boshnjakëve' në veri

22:52, 08/12/2022

Rreth 50 zyrtarë policorë të rendit tashmë janë vendosur në Mitrovice të Veriut, më saktësisht në “Lagje të Boshnjakëve”, te sheshi “Car Llazari”, te Shkolla Teknike, si dhe në disa prej rrugicave të kësaj zone.

Në këmbë e pa vetura policët e rendit po patrullojnë në këtë zonë.

Siç mëson KALLXO.com, veprime të ngjashme tashmë janë bërë dhe në komunat e tjera në veri të Kosovës.

Deri më tani nuk është raportuar ndonjë rezistencë ndaj këtyre veprimeve të Policisë ndërsa qarkullimi në “Lagjen e Boshnjakëve”, po vazhdon pa asnjë pengesë.

Policia e Kosovës ka njoftuar sonte se do të rrisë praninë në veri të vendit.

Veprimet policore vijnë si rezultat i tensioneve të shtuara në veri të Kosovës në tri ditët e fundit, ku pati edhe shpërthime të shumta në lokacione të ndryshme.

Një zyrë e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është jashtë funksionit për shkak se është demoluar. 

Me granatë dore e “shock bombe” dyshohet se është sulmuar kjo zyrë ndërsa Policia, KFOR-i, dhe EULEX në orët e vona të së martës bënë edhe rrethimin e vendit të ngjarjes ku u gjet granata e dorës e cila më pas është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

Në veri të vendit po vazhdon të ketë monitorim nga organet e rendit, saktësisht nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i pas tensioneve të fundit të cilat u shënuan ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco