Pas një muaji grevë, sot fillon në Kosovë viti i ri shkollor

Pas një muaji grevë, sot fillon në Kosovë viti i ri shkollor

07:52, 03/10/2022

Prishtinë - Sot në Kosovë nis viti i ri shkollor 2022  - 2023, një muaj me vonesë, pasi kishte grevë. Një grevë që ishte shpallur më 25 gusht nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në arsim Këshillit Grevist i printe Rrahman Jasharaj.

Përkundër thirrjeve për ndërprerje të grevës nga Qeveria e Kosovës, Këshilli Grevist refuzonte. Opozita bënte thirrje për dialog social. Në rrjetet sociale diskutimi u ashpërsua.

Takimi mes Kurtit dhe Rrahman Jasharajt ndodhi më 13 shtator. Pa marrëveshje – por me keqkuptime. Jasharaj i kishte thënë Kurtit “ndihmomë si vëlla”, epitet në formë të traditës shqiptare. Por Kurti e kishte marrë ndryshe, në formën e organizimit fisnor. “Nuk mund ta trajtosh Qeverinë e Republikës së Kosovës si private”, ka thënë Kurti.

Në këtë debat ishin përfshirë edhe deputetë të pushtetit si Dimal Basha i cili në objektin e Kuvendit të Kosovës ia kishte ngritur zërin, Jasharajt. Më parë, edhe një gjysh kishte tentuar ta sulmonte Rrahman Jasharajn, në një shkollë. “Unë kam dajë e miq”, i kishte thënë Jasharaj, me aludim kërcënuesit.

Ky i fundit ishte takuar edhe me krerët e opozitës, gjatë konferencave me ta e kishte cilësuar Kurtin si “diktator”. Të gjitha këto ndodhën për shtesat në pagën e mësimdhënëseve. Sindikata kërkonte 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Qeveria s’ofroi më shumë sesa 50 deri në fund të këtij viti. “Unë nuk bëj pazae”, tha Kurti.

Tani nuk dihet nëse pagat e mësimdhënëseve do të dalin – është e diskutueshme. Por dihet se greva është pezulluar deri në janar. “Nuk e kemi mbaruar grevën, e kemi pezulluar. Qeveria t’i miratojë kërkesat tona”, ka thënë SBAShK. Ministria e Arsimit, në kohën kur greva u pezullua, përmendi testimin me shkrim të mësimdhënëseve si dhe ngritjen e numrit të inspektorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco