VIDEO/ Vedat Muriqi prezantohet në mënyrë të veçantë te klubi spanjoll

VIDEO/ Vedat Muriqi prezantohet në mënyrë të veçantë te klubi spanjoll

20:56, 31/01/2022

Vedat Muriqi bëhet zyrtarisht futbollist i Mallorcas në La Liga.

Sulmuesi “dardan” kishte mbërritur një ditë më parë në Ishull dhe pasi kaloi testet mjekësore hodhi firmën në kontratë.

Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale.

Një tifoz e donte me çdo kusht në skuadër, madje duke e transferuar fillimisht në lojën “Sony Playstation”.

Pas bisedimeve të gjata, tifozit i erdhi Vedat Muriqi në shtëpi, duke trokitur në derën e tij.

Lojtari i Lazios transferohet në formë huazimi te Mallorca, skuadër ku do të kërkojë t’i japë një trajektore të re karrierës së tij, pas përvojës zhgënjyese te Lazio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco