‘Po e turpëron vetën’: Polemikë në rrjetet sociale në mes Vlora Çitakut dhe Gjuriqit pas një postimi për tenistin serb

‘Po e turpëron vetën’: Polemikë në rrjetet sociale në mes Vlora Çitakut dhe Gjuriqit pas një postimi për tenistin serb

07:28, 05/01/2022

Polemikë e ashpër është zhvilluar në rrjetin social twitter, në mes të ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Citimin e një shprehjeje të njohur, ky i fundit e mori si gjuhë të urrejtjes, ndërsa Çitaku e këshilloi ta lexojë librin e famshëm për t’u mos u turpëruar publikisht.

E tëra filloi me një lajm për tenistin serb, Novak Gjokoviq, të cilin e shpërndau Vlora Çitaku, ku në mbishkrim shënoi “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat” — shprehje e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” nga George Orwell.

Çitaku la të kuptohet se Gjokoviq po favorizohet nga organizatoret e turneut, pasi u vendos që serbi do të garojë pa bërë fare test kundër Covid-19, përdallim nga lojtarët e tjerë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco