Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka falenderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen me energji elektrike për dy ditët e ndërrimit të viteve dhe shtoi se kërkesën për ndihmë e ka bërë Kosova nëpërmjet Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kurti theksoi se bëhet fjalë për dy ditë dhe se Kosova do të mund t’ia kthejë këtë ndihmë Shqipërisë në verë.
“Dhe bëhet fjalë për dy ditë – ndonëse janë dy ditë, janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të motmoteve – dhe më pastaj edhe ne do të kemi mundësi t’u ndihmojmë në rast nevoje në verën e vitit ë ardhshëm”, tha kryeministri kosovar. Ai theksoi se “kjo ndihmë është e veçantë, sepse është ndihmë në kushtet kur edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë”.
© SYRI.net