Daçiç e pranon: Serbia e propozoi 'Ballkanin e Hapur'

Daçiç e pranon: Serbia e propozoi 'Ballkanin e Hapur'

07:10, 21/12/2021

Beograd - Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë. Kjo, sipas Daçiçit, është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, tha Daçiç për Tanjug. Ai tha se “Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm “ata që janë kundër bashkëpunimit”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje dhe sot do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativcës së “Ballkanit të Hapur”.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ftoi qytetarët të protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit në kryeqytetin shqiptar për t’i nënshkruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjashtë marrëveshje.

Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, e cila e sheh këtë nismë si vegël që Serbia dëshiron ta përdorë kundër Kosovës. “Ballkanin e Hapur” deri tani nuk e kanë mbështetur publikisht as partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco