Kosovë/ Një humbje jete dhe 7 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Kosovë/ Një humbje jete dhe 7 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

14:58, 10/12/2021

Një rast vdekje dhe shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi:

10 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863.

Në total numri i rasteve aktive është 328.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco