Ç'befasi pas 22 vjetësh! Fëmija i luftës që Bajrami intervistoi, i vjen në studio i burrëruar!

Ç'befasi pas 22 vjetësh! Fëmija i luftës që Bajrami intervistoi, i vjen në studio i burrëruar!

11:09, 22/11/2021

Trupat e NATO-s po futeshin në Kosovë kur gazetari i njohur Asllan Bajrami me një operator mezi kishte arritur të shkonte në Kampin e Stankovecit në Maqedoni ku ishin të përqendruar një pjesë e madhe e refugjatëve.

Bajrami thotë se në këtë kamp ka intervistuar shumë njerëz përfshirë edhe fëmijë për të kuptuar emocionet e tyre në prag të futjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Më kujtohet takova një fëmijë. E pyeta “Ç’kuptim ka për ty liria?”, ai qëndroi dy sekonda u zbeh dhe iku. Ishte një përgjigje pa fjalë, por në kronikë transmetonte shumë emocion”, tregon Bajrami në emisionin “Kojshia Show”.

Gazetari thotë se djali më pas u kthye dhe dha një intervistë të shkurtër, por ai vetë nuk mësoi më për këtë djalë nëse ishte gjallë apo jo.

E ndërsa gazetari fliste, emisioni e ka befasuar atë i duke sjellë djalin e vogël të asaj kohe që tashmë është bërë burrë.

“Atëherë isha rreth 10-vjeç…Ishte një emocion i madh pasi ishin bombardimet e NATO-s dhe liria ishte afër”, rrëfeu djali i burrëruar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco