Ivica Daçiç: Kosova të ndryshojë emrin, është fjalë serbe

Ivica Daçiç: Kosova të ndryshojë emrin, është fjalë serbe

01:31, 21/11/2021

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës që në bar-kafenë e këtij institucioni të mos shërbehen produkte serbe.

Daçiç ka thënë që Kosova në radhë të parë duhet të ndryshojë emrin, pasi sipas tij ky emër është fjalë serbe, e konfirmuar edhe nga CIA. 

“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiç për Kosovo-online.

Ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ai i cili iu ka drejtuar sot Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco