Krimet e Lulit, që u bashkua me serbët gjatë luftës në Kosovë: Vrasjet e shqiptarëve dhe djegiet e shtëpive

Krimet e Lulit, që u bashkua me serbët gjatë luftës në Kosovë: Vrasjet e shqiptarëve dhe djegiet e shtëpive

08:02, 19/11/2021

Ka lindur si shqiptar, por Lulzim Ademi me mburrje tregon për një televizion serb se ka shërbyer për Policinë e Serbisë. Në atë periudhë të errët polici i njohur si Luli, e tani si Drazha, shërbente në Rajonin e Mitrovicës, raporton RTV Dukagjini.

Në këtë intervistë për këtë televizion të Serbisë, Ademi thotë se gjithmonë ka qenë në anën e Serbisë.

Banorët e fshatit Broboniq nuk duan shumë të flasin për Lulzim Ademin, por prapa kamerave shumë prej tyre mendojnë se ai ka qenë pjesëmarrës në shumë krime që janë kryer në Rajonin e Mitrovicës.

Halit Barani, aktivist për të drejtat e njeriut thotë se Lulzim Ademi pos para luftës edhe gjatë saj ka qenë bashkëpunëtorë me policinë serbe.

“Me datën 20 maj të vitit 1999 iu ka pri forcave ushtarake, policore, paraushtarake dhe civilëve serb të armatosur kur janë djegur fshati Koprivë dhe Broboniq. Atë ditë janë djegur gjithsejtë 141 shtëpi dhe janë vrarë gjashtë shqiptarë”, tha Berani, përcjell Telegrafi.

Gjatë vitit 1999 Ademi ishte arrestuar, por një vit pas bashkë me 12 serbe kishin ikur nga burgu i Mitrovicës.

Ai tani jeton në Novi Sad të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco