Po lë Turqinë, për Kosovën: Kjo është biografia e Ambasadorit të ri të SHBA

Po lë Turqinë, për Kosovën: Kjo është biografia e Ambasadorit të ri të SHBA

08:23, 19/11/2021

Senati amerikan ka konfirmuar z. Jeffrey Hovenier si Ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës amerikane në Turqi.

Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco