I shumëkërkuari shqiptar kapet ‘mat’ nga policia, si iu zbulua vendodhja nga një postim i të dashurës së tij

I shumëkërkuari shqiptar kapet ‘mat’ nga policia, si iu zbulua vendodhja nga një postim i të dashurës së tij

09:00, 19/11/2021

29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për grabitjen e armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

Burime të Reporterit kanë treguar se 29 vjeçari u kap nga një ‘story’ të postuar në rrjetin social Instagram nga e dashura e tij, emër i njohur për redaksinë.

E dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një vilë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit. Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

Reporteri ka siguruar edhe fotografinë e publikuar si ‘story’ në Instagram, që u bë shkas i kapjes së të dyshuarit.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pos tij Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco