Dje në Kosovë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. E pas numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm katër komuna.
Mirëpo kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të mos i komentojë rezultatet, duke qëndruar i mbyllur në zyrën e selisë së VV-së, njësoj si në raundin e parë kur nuk kishte fituar asnjë komunë.
Partia që në zgjedhjet e përgjithshme kishte marrë mbi 50 për qind të votave, në këto zgjedhje ka marrë vetëm katër komuna: Kamenicën, Shtimen, Gjilanin dhe Podujevë.
Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë e humbi komunën e Mitrovicës, ndërsa në raundin e dytë edhe Prizreni i ‘rrëshqiti’ nga dora.
© SYRI.net