Është një fshat në Kosovë ku pothuajse të gjithë banorët e tij kanë motor. Bëhet fjalë për fshatin Pllavë të Dragashit. Ata madje e kanë emërtuar një rrugë me emrin “Rruga e motoçikletave”.
“Çdo i ri në momentin që i bëjnë mjetet financiare nuk mund të rrinë pa motor”, thotë një banor. Në tjetër tregon se motorin e nget që prej moshës 7 vjeçare. Ai thotë se adhurues të motorëve janë edhe të moshuarit.
Një djalë i ri tregon se e tërë familja vozisin motor, ndërsa ai ka vozitur kur ka qenë pesë vjeç. “Krejt familja ka motorra”.
Ata madje edhe nuset i marrin me motorë. “I zoti i dasmës organizon ekstra darkë dhe ekstra tavolinë për motoristët”, tregon një banor. Edhe gratë e fshatit ngasin motorë.
© SYRI.net