Skandali: Pezullohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj burg, dhunuesin e 15-vjeçares

Skandali: Pezullohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj burg, dhunuesin e 15-vjeçares

13:26, 08/11/2021

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar gjyqtaren Florije Zatriqi e cila e kishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë personin e akuzuar për dhunimin e një të miture.

Në njoftimin e KGjK-së bëhet e ditur se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme, njofton Syri Kosova.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për krime të tilla, Kodi Penal parasheh dënime shumë më të ashpra Vendimi skandalo nxiti reagime të shumta në Kosovë. Rastet e dhunës seksuale, shpesh kalojnë me dënime qesharake ndaj krryerësve të veprave penale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco