VIDEO/ Momenti kur u dërguan në Hagë një vit më parë, Thaçi, Veseli e Selimi

VIDEO/ Momenti kur u dërguan në Hagë një vit më parë, Thaçi, Veseli e Selimi

09:55, 05/11/2021

Sot u mbush një vit që kur ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli dhe ish- deputeti Rexhep Selimi u transferuan për në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Më 5 nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tre ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atat u paraqitën në selinë qendrore të EULEX-it, në Prishtinë.

Nisja e eskortës, në të cilën gjendeshin të tre liderët politikë kosovarë, u bë në atë kohë nga selia e EULEX kurse aeroplani që i dërgoi për në Hagë nga aeroporti ushtarak i KFOR, lëshoi tokën e Kosovës pasdite.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për dyshimet për krime lufte, njofton Syri Kosova.

Më 4 nëntor ishte arrestuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, nga Specialja. Ai u arrestua nga EULEX në mëngjesit e 4 nëntorit të vitit 2020. Pas përfundimit të operacionit ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është konfirmuar aktakuza për krime të luftës. Më vonë ai u nis drejt Hagës.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ishte konfirmuar më 26 tetor 2020. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco