Sot mbushet 1 vit nga arrestimi i Hashim Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Sot mbushet 1 vit nga arrestimi i Hashim Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

08:46, 05/11/2021

Prishtinë - Një vit më parë, më 5 nëntor 2020, Policia e EULEX-it, me një ndërmarrje spektakolare, tipike policore, kishte arrestuar tre ndër drejtuesit e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërsa një ditë më parë kishte arrestuar zëdhënësin e luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqi, njofton Syri Kosova.

Paraprakisht, me urdhër  të Gjykatës Speciale ata kishin arrestuar edhe eprorin e UÇK-TMK-së, Sali Mustafa, dy krerët e veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatin e  Nasim Haradinajn e disa muaj më vonë edhe luftëtarin dhe eprorin Pjetër Shala.

Të tetë këta luftëtarë e çlirimtarë të Kosovës po mbahen në arrest në burgun e Sheveningenit në Hagë, të akuzuar se gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999 kanë kryer krime lufte. Aktakuza e kësaj gjykate i trajton si grup i organizuar për  krime të pretenduara gjatë luftës, me theks të veçantë për keqtrajtime të  kundërshtarëve politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco