Donika Gërvalla thotë se duhet bindur edhe disa shtete të tjera për liberalizimin e vizave

Donika Gërvalla thotë se duhet bindur edhe disa shtete të tjera për liberalizimin e vizave

11:54, 02/11/2021

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova duhet t’i bindë me forcim të sistemit ligjore disa shtete, që qytetarëve të vendit t’u liberalizohen vizat. Në raportimin në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, Gërvalla ka thënë se Kosova po punon që të fitojë njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

E ka quajtur të padrejtë, por edhe të pashpjegueshme vonimin që po u bëhet liberalizimit të vizave.

“Nëse konstatohet se qeveritë pararendëse i kanë plotësuar kriteret, pse vonohet? Ka ende vende skeptike, mbetet që të identifikojmë faktorët. Ka shtete që na thonë se duhet forcuar sistemin ligjor, duhet t'i bindim ato me rezultate konkrete. Tjetër se disa refuzime janë për shkak të zhvillimeve të brendshme në disa shtete. Në dy prej shteteve ka ndodhur një ndërrim i vogël. Nuk do të përmendi data, por jemi të vetëdijshëm për pengesat reale”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova po punon në përforcim të statusit të saj ndërkombëtarisht.

“Po punohet si t’i qasemi pesë vendeve qe nuk e kanë njohur Kosovën. Statusi i Kosovës është dobësuar ndër vite, ka pasur stagnime, veç së fundi na njohu Izraeli. Do të punohet edhe me shtetet që nuk na kanë njohur dhe shtetet që na kanë njohur, por nuk kemi kultivuar raporte më tej. Krahas forcimit në rajonit, fuqizimit të statusit tona kemi synim për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Gërvalla.

Në fillim të raportimit, pas kërkesës së deputetëve që të raportojë për procesin e integrimit në BE, ka thënë se ajo ka ardhur për të raportuar për politikë të jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco