Arjeta që humbi djalin 18-vjeçar, tani ndihmon të rinjtë e varur nga droga

Arjeta që humbi djalin 18-vjeçar, tani ndihmon të rinjtë e varur nga droga

07:00, 02/11/2021

Kosovë - Rrëfimin e Arjeta Musliut nënës që e humbi djalin si shkak i substancave narkotike, është e fortë dhe përcjellëse e shumë mesazheve drejtuar nënave. Arjeta viziton shkollat fillore e ato të mesme, aty ku takon nxënësit, ndan historinë e saj me ta dhe i informon për rrezikun që paraqet marrja e këtyre substancave.

Historinë e dhimbshme, që Arjeta Musliu nga Ferizaj e ka përjetuar me humbjen e djalit, e jeton çdo ditë me rrëfimet e shumë nënave për fëmijët e tyre, shkruan Koha.net.

Thotë se ka marrë forcën për t’u pajtuar me gjithçka të përjetuar. Humbja e Riadit 18-vjeçar e nxiti Arjetën ta hapë qendrën për të rinjtë e varur nga substancat narkotike.

Rrëfime të ndryshme dëgjon çdo ditë në qendrën këshilluese, që funksionon krejt pa pagesë.

Arjeta me vetiniciativë viziton shkollat fillore e ato të mesme, për t’i informuar moshat e reja lidhur me rrezikun që paraqet konsumimi i drogave. Madje, thotë se gjithçka e lidh me historinë e trishtë të saj.

Jo vetëm një lloj i drogës, janë shumë lloje që, sipas Musliut, merren nga të rinjtë. E pavarësisht angazhimit që ka, mbështetje institucionale ende nuk ka gjetur. Emocione, rrëfime e histori me fund pozitiv, janë të paraqitura në pikturat e kësaj dhome, që edhe përmbajnë dedikime për Arjetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco