Përfundon numërimi në Komunën e Junikut, triumfon kandidati i AAK

Përfundon numërimi në Komunën e Junikut, triumfon kandidati i AAK

23:01, 17/10/2021

Ka përfunduar procesi i numërimit në komunën e Junikut në Kosovë.

Fituese në këtë komunë është shpallur kandidati i AAK, Agron Kuçi, me 1.062 vota, ose e thënë ndryshe 47.26%.

Ai ndiqet nga kandidati i LDK, Ruzhdi Shehu që ka siguruar 37,87% të votave. Kandidati i LVV, Besart Tofaj ka marrë vetëm 12.11% dhe ai i PDK, Fatos Shala 2.76% të votave.

Image

Kujtojmë se ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një përfaqësuesi të saj, doli dhe tha se kjo parti do të sigurojë komunat më të madhe të vendit dhe do të ketë një rezultat tre fish më të mirë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara të 2017-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco