Zgjedhjet lokale në Kosovë, VV: Do jemi fituese, arrijmë rezultat dyfish më të lartë se 2017

Zgjedhjet lokale në Kosovë, VV: Do jemi fituese, arrijmë rezultat dyfish më të lartë se 2017

21:46, 17/10/2021

Lëvizje Vetëvendosje, me anë të një deklarate, shprehet se në këto zgjedhje lokale, do jetë fituese në komunat “më të fuqishme” të Kosovës.

Në një konferencë për mediat në Kosovë, Fitore Pacolli, pjesë e LVV, ka thënë se rezultati final do të dëshmojë se kjo parti do të dyfishojë votat në zgjedhjet komunale, krahasuar me vitin 2017.

“Në krahasim e rezultatin e zgjedhjeve komunale të vitit 2017, nga partia e tretë do të jemi bindshëm partia e parë. Rezultatet finale do të do qartësojnë ngritjen e Vetëvendosjes në raport me zgjedhjet e fundit në nivel lokal. Numri i përgjithshëm i votave dhe besimit të qytetarëve presim të dyfishohet”, tha Fitore Pacolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco