Asnjë humbje jete nga koronavirusi në Kosovë, 40 raste të reja

Asnjë humbje jete nga koronavirusi në Kosovë, 40 raste të reja

15:39, 09/10/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast fatal prej koronavirusit.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë gjithashtu të ditur se nga 2,870 teste të kryera u konfirmuan pozitivë 40 qytetarë.

Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 226 raste aktive në gjithë vendin.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226,” njofton MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco