Në një kohë kur vazhdojnë tensionet në kufirin Kosovë - Serbi, kur pala Serbe vazhdon të mbajë të bllokuar pikat kufitare me Kosovën dhe përfaqësuesit e lartë të dy vendeve janë thirrur në Bruksel për negociata nga të dërguarit e posaçëm të SHBA dhe të BE për të çtensionuar situatën, burime të RTK-së nga Zveçani bëjnë të ditur se një person i dyshimtë është parë sot në qytet, teksa kishte të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin "Xhandarmëria".
Në foton e siguruar nga RTK vërehet se në në bluzën e tij kishte edhe flamurin e Serbisë.
Ndërkohë, banorët në kushte anonimiteti kanë thënë se i njëjti person është parë edhe i armatosur.
Lexo më shumë: Veriu i Kosovës nën tension, Albin Kurti publikon fotografitë e ekstremistëve serbë:
© SYRI.net
Ne e kemi ne krye Slobodanin dhe nuk ndihet njeti !