Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën, më 11 shtator, se janë regjistruar 14 viktima dhe 583 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 9,634 mostrave. Sipas të dhënave i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,944 persona, ndërkaq raste aktive janë 18,548 .
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 19,807 doza.
Deri më tani, sipas MSH-së, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 355,633 persona, ndërkaq nga një dozë të vaksinës e kanë marrë 660,100 qytetarë të Kosovës. /Rel/
© SYRI.net