Vritet para derës së shtëpisë kandidati i PDK për Pejën

Vritet para derës së shtëpisë kandidati i PDK për Pejën

21:27, 08/09/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dyshohet se dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia në Pejë ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Bëhet e ditur, njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco