Politikanja nga Kosova: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Rama nga Beogradi

Politikanja nga Kosova: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Rama nga Beogradi

23:46, 25/02/2019

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, shprehet se, idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur presidenti Hashim Thaçi gjatë vitit të shkuar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Deklarata e fortë e politikanes ka ardhur gjatë një interviste për portalin “Kallxo.com”.

“Zbulova pikërisht se z. Rama kur ka qenë në Serbi në tetor 2016 në një vizitë dy-ditëshe, i është thanë ideja e shkëmbimit të territoreve, dhe ai në vend se ta prejë këtë rrugë dhe dhe ta kundërshtojë Serbinë, e ka sjellë në Prishtinë te z. Thaçi. Kur e kam kuptuar këtë, i kam kuptuar edhe shumë të tjera që lidhen me takimet që janë mbajtur e të tjera. Ajo që di unë nga angazhimet diplomatike, deri në maj të vitit 2018, as ShBA-ja as BE-ja nuk kanë lejuar këto biseda të ndodhin. Pastaj, se çfarë ndodhi, pse Mogherini këtë anë anti-evropiane, tregoi gatishmëri të shkelë parimet evropiane, këtë nuk e di dhe nuk mund ta them”, deklaron Tahiri.

Ajo ka folur edhe për taksën që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe rolin e ShBA-së dhe BE-së në dialog.

“Taksa është masa e vetme që pati Haradinaj në dorë për t’ia ndalë rrugën ndryshimit të kufijve. E di që interpretohet si taksë kundër Serbisë, jo, jo, kjo është taksë për ta bllokuar dialogun për ta bllokuar këtë ide të rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin”, është shprehur Edita Tahiri.

Tahiri ka folur po ashtu edhe për ekipin negociator të formuar nga koalicioni qeverisës dhe partia opozitare PSD. Sipas saj, ky delegacion më shumë shihet si shoqërues i Presidentit, ndërsa për PSD-në ajo tha se si parti nuk përfaqëson legjitimitet.

“Këtu nuk dihet kush është kush. Në njërën anë është Thaçi që shkon vazhdimisht në bisedime, ky delegacion mund të jetë një mekanizëm shoqërues, apo nuk e kuptoj. E para, vetë përbërja është shumë improvizuese dhe e çuditshme, sepse kjo parti opozitare, PSD, që është e vogël dhe që nuk është e verifikuar si parti sepse ka ardhur me partinë e Vetëvendosjes, nuk ka legjitimitet”, shton ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco