Haradinaj u shkruan kryeministrave të botës: Kosova është shtet që më 17 shkurt 2008!

Haradinaj u shkruan kryeministrave të botës: Kosova është shtet që më 17 shkurt 2008!

09:18, 29/01/2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka dhënë një shpjegim të prerë, që nuk lë as një hije dyshimi, kryeministrave të botës, se Kosova është shtet që më 17 shkurt 2018 dhe se statusi i saj dhe territori i saj nuk janë më në diskutim.

Vetë Haradinaj e ka bërë të ditur këtë sot në një letër që ua ka dërguar kryeministrave të botës.

“Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco