FOTO/ Kush është politikani koreano-francezo-kosovar, që po trondit nga themelet Makronin

FOTO/ Kush është politikani koreano-francezo-kosovar, që po trondit nga themelet Makronin

14:24, 03/01/2019

Një deputet me aftësi të rralla, plot pasione dhe guxim të çmendur, një korean, francez dhe kosovar njëhërësh, po trondit skenën politike franceze.

Zhoakim Son-Forget, deputet i partisë së themeluar nga presidenti francez Emanuel Makron, « Në Lëvizje », është bërë tepër i njohur së fundmi në mediat franceze për publikimet e tij provokative në Twitter.

I fundit ishte provokimi i cilësuar "seksist" ndaj senatores franceze Ester Benbasa të cilës i shkroi: "Me atë kavanoz makiazhi që keni mbi kokë, ju përfaqësoni denjësisht atë ç’ka ju mundoheni të karikaturoni".

Por, cili është Zhoakim Son-Forget? 35 vjeç, i zgjedhur deputet i francezëve jashtë vendit, i apasionuar pas arteve marciale, karate, kung-fu, dyluftimeve me shpata dhe gjuatjeve me snajper, Zhoakim Son-Forget lindi në Seul, në Korenë e Jugut dhe u adoptua më pas nga një çift francez. Pasi kreu studime në master për Shkenca Konjitive, vendosi të studiojë mjekësinë në Zvicës për radiologji.

Ajo ç’ka e bën interesant profilin e tij është se Son-Forget ka një lidhje të veçantë me shqiptarët e Kosovës: që në moshën 15-vjeçare ngriti një fond për të ndihmuar viktimat e luftës së Kosovës dhe, më pas, në 2009, kaloi një vit duke punuar vullnetarisht në spitalet e Kosovës.

Për lidhjet e tij të vazhdueshme me Kosovën, atij iu akordua shtetësia kosovare në qershor të 2018 që iu dorëzua nga dora e presidentit Hashim Thaçi.

Poliglot dhe gjithmonë shik, Zhoakim Son-Forget nuk e ka fshehurasnjeherë se pikërisht në Kosovë i lindi ideja për t'u marrë me politikë. Nuk e dimë se sa fat i ka sjellë kjo pasaportë e re, por Son-Forget ka vendosur të krijojë një parti të re dhe të kandidatojë për president në zgjedhjet e ardhshme/ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco