Qeveria miraton projektligjin për dialogun, caktohet edhe fondi për ekipin negociator

Qeveria miraton projektligjin për dialogun, caktohet edhe fondi për ekipin negociator

15:07, 24/12/2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës të Kosovës në procesin e dialogut me e Serbisë.

Eshte miratuar gjithashtu edhe fondi 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë. Ky vendim erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim, më kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për të pasur të drejtë për t'u pajisur me letërnjoftim.

Prej tash, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery25/12/2018 19:07

Me kete fond prej 300.000 € qe Qeverija e Kosoves mori vendim ti ndaje per shpenzime te ekipit negociator te Qeverise se Kosoves per dijalog me Serbine, ka ne plan ne Bruksel ta bleje Kosoven nga Serbija apo , ekipi negociator ne Bruksel do te udhtoje bashke me familjaret dhe te afermit e tyre te cileve mund tu takojne edhe meditje ..?

Shto koment

Denonco