VIDEO/ Përleshja me armë e policisë, një i vdekur, dalin pamjet

VIDEO/ Përleshja me armë e policisë, një i vdekur, dalin pamjet

23:51, 15/10/2018

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e me armë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Me një komunikatë për mediat, policia ka deklaruar se oficerë civilë kanë kërkuar ndalimin e një mjeti, por personat që ndodheshin brenda kanë goditur makinën dhe nxjerrë armët kundër policëve.

Në këto kushte, punonjësit e policisë kanë qëlluar ndaj makinës, duke lënë një person të vdekur, e një të plagosur.

Pasi është ndaluar makina, Policia e Prishtinës thotë se ka arrestuar dy të dyshuar, e një i tretë ndodhet në arrati.

Deklarata e plotë e Policisë së Prishtinës:

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër te masave taktiko-operative sot rreth orës 21:00 po ndërmerr për kapjen e të dyshuarve te implikuar ne veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale   përderisa policët ne rroba civile kanë provuar të ndalojnë një veturë  të dyshuar me tre persona në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, duke filluar ta godasin ne vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta i ka drejtuar armen policëve të cilët në  atë moment duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejt për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve  që atë moment kanë mund te jenë fatale për jetën e policeve.

Ndërkohë qe ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar  mbështetja policore është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës se dyshuar në lagjen “Perroi i  Njelmet” në Prishtinë si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të këtij rasti, përcjell Indeksonline.

 “I dyshuari i tretë ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe  aktualisht është në arrati, porse i njëjti është i identifikuar dhe është në kërkim policor. Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.

Në veturën e dyshuar policia ka  gjetur dhe sekuestruar, një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substancë që dyshohet të jetë marihuane, si dhe disa telefona celular”, tregon policia për Indeksonline.

Më tutje, thuhet se oficerët  policor kanë marre lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, përderisa deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

Operacioni për lokalizimin e vendndodhjes se të dyshuarit te trete është duke vazhduar përderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen mëtej në procedurë hetimore./Indeksonline/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco