Ndarja nga jeta e Adem Demaçit, 3 ditë zie në Kosovë

Ndarja nga jeta e Adem Demaçit, 3 ditë zie në Kosovë

21:59, 26/07/2018

Në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili sot ndërroi jetë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel.

Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Ligjin nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, Ligjin 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe në Ligjin 03/L-038 për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Republikës së Kosovës. Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco