Hendbollistet e Kosovës shkruajnë histori në Kinë

Hendbollistet e Kosovës shkruajnë histori në Kinë

11:49, 17/08/2024
A+ Aa A-

Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.

Ato kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.

Vajzat e Kosovës kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat 25-14.

Kjo është hera e parë që një Kombëtare e Kosovës te vajzat, në të gjitha sportet ekipore, është kualifikuar dhe paraqitet në Kampionat Botëror.

Dhe tani u shënua fitorja e parë, me shpresë për të tjera në fazën e ardhshme të garave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco